Për shkak të ofendimeve dhe fyerjeve gjatë javës, banorëve të BBVA iu bie çmimi në 94 mijë euro

Të martën, vëllai i madh mori një vendim shumë të rëndësishëm për banorët e Big Brother VIP Albania.

Për shkak të sjelljeve të këqija të treguara nga banorët gjatë këtyre javëve, herën e kaluar u mor vendimi që për çdo ofendim/fyerje, çmimi do të zbresë në minus dy mijë euro.

Ndërkohë, të shtunën atyre iu është prezantuar kuota e tanishme e çmimit për fituesin, e cila iu ka rënë në 94 mijë euro.

Banorët janë shokuar me të parë se sa shumë ka rënë vlera e shpërblimit në vetëm katër ditë, e cila ka ardhur si rezultat i sjelljes së tyre të keqe.

Kujtojmë që nga sjellja tejet e keqe dhe e dhunshme, një konkurrente u përjashtua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania të martën.

Modelja bukuroshe Kejvina Kthella është ajo e cila për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj Luiz Ejlli, u mor vendimi nga vëllai i madh që ajo të skualifikohej nga gara.