Për shkak të deklaratës së presidentit çek, Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Pragës

Për shkak të deklaratës së presidentit çek, Millosh Zeman, autoritetet kosovare kanë protestuar duke hequr dorë nga pjesëmarrja në samitin e kryeministrave të vendeve të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka bërë të ditur agjencia çeke e lajmeve ÇTK, duke theksuar se bëhet fjalë për deklaratat e Millosh Zemanit që i do serbët, por jo edhe kosovarët dhe Kosovën dhe ka paralajmëruar se do ta shoh mundësinë që Çekia ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton Ballkani.info.

Pas deklaratave të Zemanit në Beograd, siç merr vesh ÇTK, në samitin e Pragës aktualisht nuk ka të konfirmuar asnjë mysafirë.

Kosova, sipas kësaj agjencie, do të duhej të paraqitej në samit me zëvendëskryeministrin Behgjet Pavolli, por autoritetet çeke janë në bisedime me ato kosovare që të paktën një zyrtarë i lartë i Prishtinës të jetë pjesëmarrës.

Presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin institucionet tjera të shtetit, duke shtuar se nuk mund të imponojë qëndrimin e tij.

“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërhqim njohjen”, ka shtua tutje presidenti çek.

Zeman ka thënë se shpreson që të marr përkrahje Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman. /Ballkani.info/

loading…