Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar se si do të rrjedhë procesi i nesërm i votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Derisa ka folur për Info Magazine, nga Dubai ai ka zgjedhur të flas edhe për kundërfushatën e Serbisë për t’i dështuar Kosovës këtë proces të anëtarësimit në këtë organiziatë botërore.

”Kundërfushata e Serbisë është e njohur. Ata shkatërrojnë atë që dikush e ndërton ndaj këtu është diferenca jonë. Ne turpërohemi kur dikush i kërkon dikujt të shkatërrojë diçka”.

”Dua që nesër të proklamohet suksesi dhe Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate. Nuk besoj që do të ndryshojë dicka, votimi do të jetë i fshehtë. Nuk e di a më mirë a më keq për ne por është votim dhe atë që e parashoh do të votojnë diku rreth 140 shtete. Nga ky votim do të ketë edhe abstenime”.

”Pak i kuptoj kolegët tanë në Parlamentin e Kosovës sepse kemi pasur një marrëveshje me ta, që iu tregon se unë jam aty e nuk duhet të pengohet. Të gjitha palët duhet të bien dakord e të punojnë për shtetin”.

”Unë do ta lë përgjigjien për Ivica Daçiq për nesër, dua ta kalojë këtë kompeticion ta shohim se ne jemi anëtar të INTERPOL-it ndaj do të kemi edhe kohë për të artikuluar përgjigjien. Besojmë pozitivisht, besojmë se do të ketë rezultate pozitive”.

Aktualisht, INTERPOL-i numëron 192 shtete. Në rendin e ditës është pranimi edhe i Kosovës, Kiribatit dhe Ishujve Vanuatu. Pranimi i tyre do ta shtonte numrin në 195 vende anëtare, shkruan Ballkani.info.

Është e nevojshme që Asambelja të votojë me 2/3 e votave të anëtarëve të pranisgëm, kurse për këtë do të jenë dy mundësi.

Pra, nëse nuk ka sukses votimi i parë, atëherë do të ketë edhe një votim tjetër, dhe nëse as atëherë nuk e merr shumicën e nevojshme, kërkesa do të hidhet poshtë.

Ballkani.info merr vesh se votimi sipas kohës sonë do të ndodh në orën 10 e 30. /Ballkani.info/