Oda e Përmbaruesve Privat ka shënuar pesëvjetorin e përmbarimit privat në Kosovë.
Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat, Arben Gashi, tha se gjatë pesë vjetëve Oda ka shënuar rritje të profesionalizmit duke u munduar të ketë besimin e plotë të qytetarëve të Kosovës, por pos progresit të shënuar, Oda në këtë periudhë ka pasur edhe sfidat e saj.
“Gjatë këtyre pesë viteve është shënuar rritje e dukshme të mekanizmit të përmbarimit në Kosovë. Në këtë periudhë kemi pas ndihmën e Ministrisë se Drejtësisë e të institucioneve tjera të Kosovës, projektet e BE, kemi pas sakrifica të kolegëve përmbarues që ky sistem i përmbarimit të funksionoj”.
Ai tha se për pesë vjet janë arritur të përmbarohen mbi 32 mijë lëndë gjyqësore, shkruan EO.
“Gjatë këtyre viteve të punës është rikthyer besimi i ndjeshëm i qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe janë përmbaruar mbi 32 mijë lëndë gjyqësore”.
Ndryshe Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën e Përmbaruesve Privat të Bullgarisë dhe Malit të Zi.







