Arrestimet
Për një vit, 10 policë të arrestuar
Për një vit në Kosovë janë arrestuar 10 policë, ndërsa 30 të tjerë janë suspenduar. Disa prej policëve të arrestuar janë të përfshirë në veprat penale, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, raporton T7.
Nuk është i vogël numri i zyrtarëve policorë, të cilët edhe pse janë të thirrur të mbrojnë ligjin dhe rendin janë vetë ata të cilët nuk e respektojnë ose e shkelin duke kryer vepra penale.
Madje disa prej tyre janë arrestuar për përfshirje në vepra penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.
Brenda nëntë muajve të parë të këtij viti për përfshirje në vepra të ndryshme penale janë arrestuar 10 zyrtarë policorë, si dhe janë suspenduar 30 të tjerë.
Inspektorati Policor i Kosovës nga janari deri në shtator ka hetuar mbi 140 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale.