Për një veshje ditore, Don Xhon shpenzon mbi një mijë euro

Padyshim që artistët përpos projekteve, mundohen që fansave t’u servojnë edhe paraqitje të mirë.

Kështu po ndodhë edhe me rep-artistin me prejardhje nga Drenasi, Don Xhon.

Reperi tashmë është bërë tejet i popullarizuar, teksa i njëjti po mundohet të kurojë secilin detaj në paraqitje.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social Instagram, ai është shfaqur i veshur me plot stil.

Shqipe.closet ndërkohë ka grumbulluar shumën që ai ka shpenzuar, duke u bërë 1.140 euro gjithsej.

Të njëjtën Don e ka shpenzuar në një bluzë të bardhë dhe një çantë të tipit ‘Gucci’.

“Unë foli i fundit” në anën tjetër është hiti tij i fundit, që deri më tani ka arritur mbi katër milionë klikime në YouTube.