Për një rast të vetëm me Covid 19, Zelanda e Re mbyllet plotësisht tri ditët e ardhshme

Zelanda e Re do të mbyllet mbasi një rasti të vetëm me Covid 19, të parit në gjashtë muajt e fundit.

Rasti pozitiv u gjet në qytetin më të madh të vendit, Auckland (Okllend) të martën mbasdite (sot, 17 gusht 2021) që nuk duket të ketë origjinë prej jasht vendit.

Mbyllja e plotë do të nisë sonte dhe do të zgjasë tri ditë në gjithë vendin dhe së paku shtatë ditë në Auckland.

Rasti i fundit me Covid është regjistruar në muajin shkurt.Zelanda ka pasur vetëm 26 raste me vdekje prej virusit që kur ka nisur pandemia, njofton gazeta angleze “Evening Standard”. /Ballkani.info/