Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë gjatë muajit janar 2019, janë ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 5 aktakuza kundër 9 personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorieka ngritur 126 aktakuza kundër 161 të pandehurve, po ashtu ka bërë 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 3 propozime për masë Edukative.