Prokuroria Themelore e Pejës gjatë muajit janar ka ngritur 99 aktakuza, ndaj gjithsej 123 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë muajit janar të këtij viti , departamenti i përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur 88 aktakuza, kundër 105 të pandehurve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjatë muajit janar janë ngritur gjithsej 11 aktakuza, kundër 18 të pandehurve.

Bëhet e ditur se gjatë këtij muaji, Prokuroria Themelore e Pejës ka paraqitur 11 kërkesa për caktimin e paraburgimit, ndaj 18 të pandehurve.

Nga Departamentin i Krimeve të Rënda janë parashtruar 5 kërkesa për caktimin e masës paraburgim ndaj 11 të pandehurve, ndërsa nga Departamenti e Përgjithshëm i kësaj prokurorie, janë dorëzuar gjithsej 6 kërkesa ndaj 7 të pandehurve për caktimin e paraburgimit nga gjykata kompetente.