‘Për një javë të mbarë’ – Rita Ora poston imazhe nga plazhi

Rita Ora ruan afërsinë me fansat e saj përmes profilit të saj në Instagram, ku numëron mbi 16 milionë ndjekës.

Me disa fotografi që i ka shpërndarë të hënën në profilin e saj në këtë rrjet social, 30-vjeçarja u ka uruar ndjekësve të saj një javë të mbarë.

Në pozat e realizuara në Bondi Beach, një plazh në Sydney ta Australisë, shqiptarja e famshme ngacmon imagjinatën.

Ajo shfaqet me bikini ngjyrë portokalli, ndërsa ka marrë mbi gjysmë milion pëlqime nga ndjekësit e saj.

“Duke ju uruar të gjithëve fillimin më të mirë të javës… Ju dua shumë!”, është përshkrimi i fotografive.