Sheshi Zahir Pajaziti

Për nderë të Adriana Matoshit, sot organizohet ecje në sheshet e Prishtinës

Për nder të aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshit, e cila tregoi se po përballet sërish me tumor në tru, nesër organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Me anë të kësaj ecje thuhet të solidarizoheni me sfidën e Adrianës, për të cilën po luten të gjithë që ta fitoj si çdo peripeti që e ka kaluar në jetë.

Po ashtu, përmes kësaj ftohen të gjithë miqtë, artdashësit, dhe familjarët të cilët kanë dëshirë ta përkrahin në këtë luftë dhe ti tregojnë që jemi të gjithë bashkë me të.

Ajo ndërkaq është nënë e katër fëmijëve, derisa tani po shijon lidhjen me futbollistin e artistin afrikan, Keith Groeneveld.