Për nder të Brigadës 138, nipi i Agim Ramadanit i dhuron 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu, në nder të Brigadës 138 të zonës së Dukagjinit, do t’i dhurojë donacion 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë.

Sipas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që e bëri të ditur, Ajrullahu ka zgjedhur pikërisht Ditën e Epopesë së UÇK-së, si ditë kujtimi dhe reflektimi.

“Ky është shembull për t’u ndjekur nga të gjithë”, ka shkruar Haradinaj krahas një fotografie nga Prekazi, ku bashkë me nipin e Agim Ramadanit u pritën nga Rifat Jashari.

“Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar Atdheun dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij”, ka bërë thirrje Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria ka hapur këtë fond që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore