Për marre: Vandalizohet portreti i Nexhmije Pagarushës me reklama biznesi

Vetëm disa ditë pasi u inaugurua në shesh portreti i bilbilit kosovar Nexhmije Pagarusha, një biznes ka zgjedhur të vandalizojë kryevepren, duke vendosur logot mbi të.

Mu në mes të portretit është vendosur logo e kompanisë “VIP Line Clinic”.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe nga Komuna e Prishtinës, duke thënë se Drejtoria e Inspektoriatit është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha, tha se kjo është e papranueshme duke shtuar se logoja do të hiqet brenda ditës.

Murali i Nexhmije Pagarushës u inaugurua më 12 nëntor në qendër të Prishtinës, punuar nga artistja spanjolle Alba Fabre.