LAJMI I FUNDIT

“Për kush e di të satën herë”: Si raportuan mediat rajonale për takimin ndërmjet Vuçiqit dhe Lajçakut?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka insistuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka bërë të ditur shërbimi për bashkëpunim mediatik i Presidentit të Serbisë.

Për takimin Vuçiq – Lajçak kanë shkruar edhe mediat rajonale, transmeton Ballkani.info.

Portali i Sarajevës “Slobodna Bosna”, në tekstin “Vuçiq dhe Lajçak, për kush e di të satën herë herë: Qëllimi i vizitës së përfaqësuesit special të BE-së dhe Beogradit është që të vendosen themelet për…”, kujton se Lajçak ishte në Prishtinën javën e kaluar, ku theksoi se qëllimi i vizitës së tij ishte për të hedhur bazat për takimin e ardhshëm të negociatorëve kryesorë, i cili ishte paralajmëruar për 16 nëntor.

Më pas me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian duhet të takohen Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi.

Hera e fundit që të dyja palët ishin në Bruksel ishte më 26 tetor, kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilluan takime të ndara me përfaqësuesit e BE-së.

Portali kroat Index shkruan ndër të tjera se Vuçiq ka theksuar se Serbia është “gjithmonë e gatshme të respektojë gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord” me Kosovën, duke insistuar në formimin e Asociacionit si parakusht për “vazhdimin e kompromisit” të normalizimin e marrëdhënieve.

Index tregon se në raportin vjetor të Komisionit Evropian, Serbia ka marrë nota të këqija në kapitujt kryesorë 23 dhe 24 për sundimin e ligjit, se është theksuar rëndësia e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe se Beogradi nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, me shqetësimin se efektet politike dhe ekonomike janë ende duke vazhduar në media.

Për takimin Vuçiq – Lajçak shkruan edhe Borba malazeze, duke transmetuar RT Blakan.

Ata kujtojnë se Lajçak më herët gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq. /Ballkani.info/