Për keqardhje: Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, nuk di ta shkruaj drejt emrin Deçan! FOTO

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot ka qëndruar në fshatin Prilep të Deçanit.

Ai atje ka marrë pjesë në një projekt për pastrimin e lumit në këtë fshat.

Mirëpo, ajo që është për t’u çuditur ka të bëjë me faktin se ky ministër nuk e di se si shkruhet drejt emri i Deçanit.

Në një postim në Facebook ku Matoshi uron dhe lavdërohet për punën e tij, plot tri herë e shkruan gabimisht emrin Deçan, duke e shkruar me q të butë “Deqan”, raporton Ballkani.info.

Nuk është hera e parë që disa ministra nuk dinë të shkruajnë drejt shqip as emrat më të përdorur. Në postim ka edhe gabime tjera drejtshkrimore elementare. Kjo është për keqardhje.

Postimi i plotë: (orgjinal)

Urime banorëve të Prilepit në Deqan

400 familjet e fshatit Prilep të Deqanit, nuk do të përballen më me vërshime. Lumi që kalon pranë shkollës dhe përmes fshatit po pastrohet me kërjkesëne banorëve. Sot bashkë me deputetin Rasim Selmanaj i cili bashkë me banorët kërkoj ndihmën e MMPH-së për këtë problem, morëm pjesë në ceremooninë e fillimit të punimeve të pastrimit të shtratit tën lumit nga Lloqani deri në Prilep.

Deqani ka qenë komunë partnere e MMPH-së dhe në këtë komunë kemi realizuar shumë projekte së bashku edhe me Kryetarin Bashkim Ramosaj.

Uroj dhe falënderoj banorët e Prilepit për mikpritjen dhe vlerësimin që I bënë punës së MMPH-së.