Për herë të parë që prej fillimit të luftës, Blinken kërkon takim me Lavrovin

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka shprehur dëshirën për tu takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për herë parë që prej fillimi të luftës në Ukrainë, 24 shkurt.

Diplomati i lartë amerikan tha se pritet të bëjë një telefonatë me homologun e tij rus këtë javë për të diskutuar një “propozim thelbësor” të paraqitur në Moskë disa javë më parë për përpjekjet për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të ndaluar gabimisht, Paul Whelan dhe Brittney Griner.

Blinken planifikon gjithashtu të diskutojë marrëveshjen e nënshkruar së fundmi për të lejuar drithin ukrainas të kalojë tranzit përmes Detit të Zi, raporton CNN, transmeton gazeta Tema.

Duke folur në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit, Blinken tha se nuk do të negocionte për Ukrainën në një telefonatë me Lavrov, duke përsëritur se ata nuk do të diskutonin për Ukrainën pa  Ukrainën.