Për herë të parë pas rënies së komunizmit, Shqipëria pret nesër një President gjerman

Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier mirëpritet nesër në Tiranë, në një vizitë shtetërore. Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite.

Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Ai do të pritet nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Sipas njoftimit të ambasadës gjermane në Tiranë, udhëtimi është një sinjal i mëtejshëm se Gjermania po mbështet dhe ndjek intensivisht rrugën evropiane të rajonit në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.

“Kjo është hera e parë në 27 vjet që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Presidenti Federal Steinmeier ka pasur mundësinë të njihej me Tiranën dhe të zhvillonte bisedime në detyrën e tij të mëparshme si ministër i Jashtëm. Programi i udhëtimit përfshin bisedime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe një fjalë në Kuvend. Gjithashtu, është planifikuar një takim me nxënës/e nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane, ku do të hidhet dritë mbi potencialet ekonomike dhe mundësitë këtu në Shqipëri.

Presidenti Federal është i lumtur që do mundë të njohë historinë dhe kulturën shqiptare gjatë një vizite në Berat, duke krijuar kështu një përshtypje mbi bashkëpunimin gjermano-shqiptar për zhvillim”, thuhet në deklaratë.

Agjenda

· 10:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
· 10:55 – 11:25 – Dalje për media e të dy Presidentëve