Festa popullore e birrës, që organizohet çdo vit në landin gjerman të Bavarisë është anuluar. Festimet janë pezulluar me urdhër të autoriteteve për shkak të pandemisë së Covid 19.
Për herë të parë pas 73 vitesh, festa tradicionale e birrës që zhvillohet çdo vit në Bavari është anuluar.
Shkak është bërë situata me Covid 19, çka ka detyruar autoritetet që të shmangin grumbullimet, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Kjo festë që është shumë e rendësishme vetëm për bavarezët, organizohet nga shtatori deri në tetor. Çdo vit kjo festë popullore tërheq deri në 6 milionë vizitorë nga e gjithë bota.
Turizmi në të gjithë botën është një ndër sektorët më të prekur nga pandemia.
Shumë aktivitete janë anuluar, ndërsa pikëpyetje të mëdha shoqërojnë të ardhmen.







