Për herë të parë, nga profili i Donaldit vjen mesazhi i fortë për Beatrix

Teksa Trixa ende nuk e ka thënë një fjalë pas daljes nga “Big Brother VIP”, një përkrahje e fortë morale ka ardhur nga profili i Donaldit në Instagram.

Për herë të parë, në të janë postuar fotografi të çiftit Donald – Trixa me një mbishkrim që me gjasë është vendosur nga Romeo, i cili e mban llogarinë e aktorit gjatë qëndrimit brenda

“Që të shohësh ylberin, duhet pritur shiun. Qëndro e fortë dashuria ime” – ka qenë mesazhi.

Në mes të aludimeve për një gjendje të rëndë emocionale nga Beatrix pas daljes, ky pozicionim sigurisht që do t’i ndihmojë në një situatë kur këngëtares së njohur mund t’i duket që i është kthyer bota kundër.