Për herë të parë në Kosovë: Qeni në Prishtinë del pozitiv me Covid-19

Një qenë është gjetur në rrugët e Prishtinës nga “Prishtina Dog Shelter”, ku pas testimit ka dalë që qeni është i infektuar me koronavirus.

Në një njoftim dje në Facebook, “Prishtina Dog Shelter”, ka publikuar një informacion se një qen në kryeqytet ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Kjo organizatë ka publikuar fotografi të qenit dhe rezultatin e koronavirusit.

Edhe pse ky qen ka dalë pozitiv në COVID-19, kujtojmë që deri më tani nuk është vërtetuar ende se nëse qentë e transmetojnë këtë virus tek njerëzit, transmeton Gazta Metro.

Prishtina Dog Shelter është një Organizatë jofitimprurëse (OJQ) e krijuar në 2014 për të shpëtuar, trajtuar, strehuar dhe ndihmuar qentë, dhe macet që gjenden në rrugët e Kosovës.

Misioni i kësaj organizate është shpëtimi, si dhe ndërgjegjësimi i publikut ndaj qenve dhe maceve.