Fadil Nura e Sami Lushtaku kanë vendosur që komunën e Skenderajt ta qeverisin në koalicion.

Këtë mundësi të bashkëqeverisjes sipas mediave lokale u kanë besuar Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës.

Partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, u kanë dhënë Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me drejtor nga kjo parti, Alban Shala, vëllau i asambleistit nga AAK-ja në Skenderaj, Dardan Shala.

Kujtojmë që PDK arriti fitoren në këtë komunë pa balotazh, ku kandidati i tyre Fadil Nura fitoj garën ndaj ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.