Për herë të parë, Arjola publikon foto nga shtëpia që i dhuroi “Top Channel”

Qysh nga përfundimi i “Big Brother VIP”, pyetja më e shpesht që është bërë është se çfarë ka ndodhur me shtëpinë e dhuruar nga “Top Channel” për Arjola Demirin.

Së fundi, aktorja ka shuar kurreshtjen e të gjithëve lidhur me këtë, shkruan lajmi.net.

Teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj, ajo është pyetur lidhur me shtëpinë.

Aktorja ka zbuluar se shtëpia do të jetë gati në qershor të vitit 2023.

Ajo gjithashtu ka nxjerrur fotot e shtëpisë për herë të parë.

“Kjo është pamja nga shtëpia jonë. Sigurisht siç e kam thënë është në ndërtim dhe përfundon në Qershor 2023”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/