Për herë të parë, Adelina sjell foton e plotë të djalit
Adelina Tahiri i ka prezantuar publikut për herë të parë të birin.
Dhe pse tashmë mama prej dy muajsh këngëtarja nuk ka dashur ta shfaqë djalin në rrjetet sociale apo për fansat e shumtë
E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ajo ka folur për martesën, njohjen me bashkëshortin dhe ka treguar për herë të parë fotografitë e djalit Jon.
Vogëlushi i Adelinës dhe Serjozës shfaqet në një atmosferë festash, me kapele, teksa vështron nga aparati fotografik.
I vogli i ngjan shumë këngëtares dhe Adelina e vuri në dukje këtë duke thënë se është njësoj si ajo nga koka te këmbët.