Lumir Abdixhiku është zgjedhur për herë të dytë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin zgjedhur të mbajtur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, shkruan Ballkani.info.
Me 333 vota për, Lumir Abdixhiku është rizgjedhur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në sallë prezentë ishin 333 delegatë, nga 335 sa gjithsej i ka LDK-ja.
Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.
Kush është Lumir Abdixhiku:
Lumir Abdixhiku ka qenë udhëheqës i institutit “Riinvest” nga viti 2010-të deri në vitin 2017-të.
Lumir Abdixhiku në muajin maj të vitit 2017 ishte anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si ekspert i ekonomisë. Po në atë vit kryetari i atëhershëm, Isa Mustafa, ia kishte besuar numrin 8 në listën për t’u bërë deputet, Lumir Abdixhikut.
Ai kishte dalur i 5-ti si më i votuar në listën e LDK-së, me mbi 28 mijë vota. Në mandatin e parë si deputetë i LDK-së iu besua detyra e kryetarit të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Po ashtu, në vitin 2019, Abdixhiku, u zgjodh anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dy vite më vonë në vitin 2019, Abdixhiku sërish kishte kandiduar për tu bërë deputetë, ai në këto zgjedhje mbante numrin 4. Abdixhiku sërish kishte siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës. Ai ishte i katërti në mesin e deputetëve më të votuar të listës së LDK-së, me mbi 29 mijë vota.
Zgjedhjet u mbajtën në muajin tetor të vitit 2019, por Qeveria u formua në shkurt të vitit 2020 ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Mustafa ia kishte besuar Abdixhikuk dikasterin e Ministrisë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Këtë pozitë Abdixhiku e kishte mbajtur nga muaji shkurt deri në muajin qershor të vitit 2020.
Në vitin 2021 Abdixhiku për herë të tretë i hyri garës për t’u bërë deputetë i Kuvendit të Kosovës. Por këtë herë ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e kishte vendosur Abdixhikun në listën për tu bërë deputetë me numrin 11. Edhe pse mbante numrin 11, Abdixhiku, kishte dalur i 3-ti si më i votuar i LDK-së me mbi 25 mijë vota.
Në muajin mars të vitit 2021, Lumir Abdixhiku, kishte kandiduar për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Abdixhiku kundër kandidatë kishte nënkryetarët Lutfi Hazirin, Anton Qunin dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën. Ndërsa, nga gara për kreun e partisë ishte tërhequr nënkryetari Anton Quni para se të fillonte kuvendi.
Abdixhiku kishte marrë 191 vota të 328 delegatëve të kuvendit. Zgjedhja ishte bërë me vota të fshehta. Lumir Abdixhiku u lidn më 2 dhjetor të vitit 1983 në Prishtinë. Shkollimin fillor e ka kryer në shkollën “Gjergj Fishta”, në Prishtinë. Kurse, shkollimin e mesëm e mbaroi në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë.
Në vitin 2004 diplomoi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Abdixhiku studimet post diplomike i ka vazhduar në Universitetin Staffordshire të Britanisë së Madhe në fushën e moralit fiskal.
Ndërsa, në vitin 2013, ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë në Universitetin Staffordshire Abdixhiku është i martuar me Albina Kastratin dhe kanë dy vajza Erën dhe Rozin. /Ballkani.info/







