Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2 (dy) aktakuza kundër 2 (dy) personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 (tre) kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 (shtatëdhjetetre) aktakuza kundër 73 (shtatëdhjetetre) të pandehurve, po ashtu ka bërë dhe 8 (tetë) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 (nëntë) propozime për masë edukative, gjithashtu 7 (shtatë) masa për diversitet.







