Për dy ditë shtatë gra ishin viktima të dhunës në familje

Pesë raste të dhunës në familje ndaj grave janë raportuar në polici. Në raportin 24 orësh thuhet se tre nga rastet kanë ndodhur dje dhe dy të tjera të dielën.

Në Prishtinë, dje një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllau i saj, pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari u arrestuar dhe është në mbajtje.

Edhe në Fushë Kosovë, një i dyshuar u arrestua pasi dyshohet se e ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dje.

Po ashtu edhe në qytetin e Prizrenit, ndodhi një rast i dhunës në familje, një grua ka treguar se për dy ditë me radhë është rrahur nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton.

Ndërsa, një burrë e ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij, të dielën në Gjakovë, derisa ishte në gjendje të dehur, i dyshuar është në mbajtje.

Kurse, në Vushtrri, një person dyshohet se dje e ka rrahur bashkëshorten dhe motrën e saj, i dyshuari është liruar pas arrestimit.