Kiev

Për drithërat, Kievi do ta dërgojë në arbitrazh Poloninë

Kievi ka paralajmëruar se mund të kërkojë arbitrazh ndërkombëtar mbi kufizimet në eksportet e drithit pasi Polonia tha se do të vazhdojë të bllokojë importet e brendshme të grurit ukrainas.

Kufizimet e vendosura nga Bashkimin Evropian në muajin maj i lejuan Polonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë të ndalonin shitjet e brendshme të grurit, misrit, farave të lulediellit ukrainas, duke lejuar tranzitimin e ngarkesave të tilla për eksport diku tjetër.

Por, kufizimet, të krijuara për të lehtësuar furnizimin e tepërt, do të skadojnë të premten, raporton skynews.

Polonia ka thënë se drithi më i lirë ukrainas e bën prodhimin vendas joprofitabël dhe se nuk do të heqë ndalimin edhe nëse BE-ja nuk e zgjat marrëveshjen këtë javë.

Në përgjigje, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal tha se vendi “nuk kishte ndërmend të dëmtonte fermerët polakë” dhe vlerësoi shumë mbështetjen e popullit polak.

“Por, në rastin e shkeljes së ligjit të tregtisë në interes të populizmit politik përpara zgjedhjeve, Ukraina do të detyrohet t’i drejtohet arbitrazhit të OBT-së (Organizata Botërore e Tregtisë)”, shtoi ai.

Komentet e kryeministrit ukrainas janë të fundit nga Kievi duke bërë thirrje për t’i dhënë fund kufizimeve.