Për ditëlindjen e 3’të, Xhensila dhe Besi i bëjnë një dhuratë të veçantë vajzës së tyre

Vajza e Bes Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj ka festuar dje 3 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast befasitë për të nga prindërit nuk kanë munguar.

Ajka në 3 vjetorin e lindjes ka marrë një dhuratë që do të donte ta merrte çdo fëmijë.

Prindërit kanë vendosur që ata ta befasojnë me një udhëtim në Disneyland (Paris).

Xhensila ka publikuar disa foto me vajzën në Paris, ku duket se po kalojnë shumë mirë.

Ajo ka veshur një fustan të njëjtë me Ajkën, ngjyra ngjyra.

Ndërsa, për Ajkën nuk kanë munguar as urimet nga publiku.

Ajo ka marrë shumë urime në ditëlindjen e 3’të.