E ka një vajzë që e ka quajtur Dorela.

Por, këngëtarja Ryva Kajtazi është përsëri shtatzënë.

Këtë gjë e konfirmoi vet ajo përmes një fotografie të hedhur në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me një fustan të zi, derisa mbante barkun e rrumbullakosur.

Ryva e cila feston ditëlindjen sot, e ndau lajmin bashkë me ndjekësit se është shtatzënë, por, nuk zbuloi ndonjë detaj tjetër, siç mund të ishte gjinia e foshnjës.

“Gëzimi i një nëne fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda … kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm. Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je “Ti” pritja ime e ëmbël” janë fjalët që ia la fotos.

https://www.instagram.com/p/B9geEtkluWa/?utm_source=ig_embed