Për dhjetë vjet, rreth 150 mijë kosovarë u kapën ilegalisht në BE

Kosova ka shënuar nivelin më të ulët historik të emigrimit ilegal në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2019.

Megjithatë, sipas publikimit të institutit Epik në lidhje me qëndrimin ilegal të shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjatë periudhës 2009-2019 janë zënë duke qendruar ilegalisht në BE 8.1 përqind e popullatës së Kosovës.

Kjo përqindje përkthyer në numra gjatë 10 vjetëve (2009-2019) të fundit 145 mijë e 680 kosovarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE.

“Në rastin e Kosovës gjithsej 145,680 qytetarë janë zënë duke qëndruar ilegalisht në BE gjatë periudhës 2009-2019. Shprehur ndryshe, 8.1%% të popullatës së Kosovës është zënë me qëndrim ilegal në BE në 2009-2019. Kjo e bënë Kosovën vend i dytë në Ballkanin Perëndimor për nga numri i qytetarëve të zënë me qëndrim ilegal në BE gjatë periudhës 2009-2019”, thuhet në publikimin e institutit Epik.