Për dallim nga Albin Kurti, Hashim Thaçi shëtiste nëpër Veri e Ujman kur dëshironte VIDEO

Gjatë vizitës së sotme të kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe u.d Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në kë pjesë.

Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri.

Kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit, shkruan Ballkani.info.

Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët.

Mirëpo, për dallim nga Kurti, ish presidenti Hashim Thaçi lëvizte në veri pa problem.

Ai pati qëndrua në veri në fund të shtatorit të vitit 2018, derisa kishte lundruar edhe nëpër Liqenin e Ujmanit. /Ballkani.info/