Gjykatësi francez i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, në nisje të seancës ka lexuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, shkruan ballkani.info
Gjykatësi ka tha se akuzat ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi janë për krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, akuzohen për përndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, vrasje e paligjshme, trajtim mizor, zhdukje e personave me forcë etj.
Sekretarja gjatë kësaj seance ka treguar kohën dhe vendin, ku pretendohet se janë kryer këto krime.
“Këto krime u kryen mes prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore, ndër të cilat në Bajgorë, Llapashticë, Majac, Potok, Drenoc, Malet e Berishës, Llapushnik dhe vende të tjera në komunën e Drenasit, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë dhe në komunën e Kaçanikut, Skënderaj, Malishevë, Klinë, Novobërdë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti dhe në Shqipërinë e Veriut. /Ballkani.info/







