Deputeti Milaim Zeka sot përmes Facebook’ut ka raportuar një rast sharje e ofendimi që i është bërë nga Arton Gaxherri, që del të jetë pjesë e Rinisë së LDK’së dhe ish-kandidat për asamblist nga kjo parti.
Gaxherri ka eskaluar në sharje e fyerje ndaj deputetit Zeka. Kjo në mbrojtje të deputetit të LDK’së, Anton Qunit.
“Shihne kete zecin e LDK se, madje edhe kandidat i kesaj partie, çfare fjalori perdor ndaje nje deputeti. Me pas ky prapanicen e shokeve te mi, apo familjareve, besoni qe suxhuk na kishin ba… Nanen te cilen e kam akoma te zhdukur, ky ma shane. Ani, nuk i dihet, mundet me vra rrufeja edhe ne qenef, edhe ne hitha…’’, ka shkruar Zeka në Facebook.









