Reagim

“Për Albin Kurtin, polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur të dhimbshme protestën e sotme të njësisë më elitare (FIT) para Qeverisë së Kosovës.

Ajo thotë se për Kurtin “polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës”.

“Per Albin Kurtin, polic i mirë është vetëm polici i vdekur në veri të Kosovës. E dhimbshme!”, shkruan deputetja. Kërkesat e FIT janë “Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve dhe rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”.

Pjesëmarrës në protestë ishin pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Postimi i plotë: