Për 50 min, brenda 1 km shkaktohen gjashtë aksidente, deklarohet Policia e Kosovës

Ballkani.info pak më parë raportoi për disa aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lidhur me këtë, është deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se brenda 1 km për 50 minuta kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku ku si pasojë janë lënduar 6 persona.

“Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në një distancë prej 1km (Koreticë, Parku i Biznesit) në një interval kohorë prej 50 min (16:00-16:50), kanë ndodhur gjashtë aksidente trafiku. Në dy aksidente janë përfshirë nga tri vetura, kurse në katër aksidente tjera janë të përfshira nga dy vetura. Nga këto aksidente, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin e vend-ngjarjes”.