Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë rrëmbyer në Mitrovicë
Në raportin e policisë thuhet se një burrë ka raportuar se pa dëshirën e tij katër persona e kanë futur në një veturë dhe njëri prej tyre e ka sulmuar për shkak të një borxhi prej 45 euro, përcjell Ballkani.info.
“KANOSJE / Mitrovicë 09.07.2022- 16:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasoj e një borxhi prej 45 euro”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.







