Për 24 orë u ngritën 70 aktakuza ndaj 90 personave

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 70 aktakuza, kundër 90 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 12 persona të dyshuar, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.