Për 24 orë, tri raste të dhunës në familje në Kosovë

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se dje gjatë ditës në Kosovë janë paraqitur tre raste të dhunës në familje..

Fillimisht, u bë e ditur se një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njejti në gjendje të dehur e ka rrahur gruan e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. E njejta ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Ashkalike të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

Rasti tjetër i lajmëruar ku burri ka ushtruar dhunë ndaj gruas ka ndodhur mbrëmë në Komunën e Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, derisa të njëjtin u bë e ditur se e kanë dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Gjithashtu, në Pejë është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 një person pasi që i njëjti kishte sulmuar vëllanë e tij.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar fizikisht viktimën vëllanë e tij K/Shqiptar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

loading…