Për 24 orë raportohen tri raste të falsifikimit të parasë në Prishtin

Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të falsifikimit të parasë.

Sipas Policisë një rast ka ndodhur në rrugën “Avdyl Frashëri”. “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se nga një person është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku”. “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ka hasur në 1×50 euro e dyshuar për falsifikim. Kartëmonedha është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme”.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar janë deponuar 659×2 euro dhe 10×1 euro monedha të dyshuara si të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.