Për 24 orë Policia e Kosovës ka shqiptuar 1758 gjoba trafiku

Policia e Kosovës në Statistikat e Përgjithshme ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar 1758 gjoba trafiku.

Sa i përket aksidenteve trafiku me fatalitet është regjistruar 1 person, të lënduar janë regjistruar 12 persona dhe me dëme materiale 22.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 10 persona, e vetëm 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu në vuajtje të dënimit janë 2 persona.