Për 14 vite Google ka ruajtur miliona fjalëkalime në tekst të lexueshëm

Në një postim në blog ditën e sotme Google zbuloi se së fundi kishte mësuar rreth një problemi sigurie i cili kishte bërë që fjalëkalimet e përdoruesve të G Suite të ruhen në tekst të lexueshëm.

Në fakt alarmant bëhet zbulimi kur mësojnë se kjo ka ndodhur që prej 2005 ndërsa Google thotë se nuk ka gjetur prova që fjalëkalimi i dikujt të jetë aksesuar si rezultat i kësaj ndodhie.

Kompania vendosi të resetonte fjalëkalimet e prekur dhe njoftuar administratorët e G Suite për problemin.

G Suite është version korporativ i Gmail dhe aplikacioneve të tjera të Google. Problemi buron nga një funksion dizajnuar specifikisht për kompanitë.

Në fillimet e veta, ishte e mundur që administratori i G Suite të vendoste fjalëkalimet manualisht dhe në këtë rast konsola e administratorit i ruante fjalëkalimet në tekst të lexueshëm duke mos i hashifikuar.

Google e ka hequr këtë funksion për administratorët tashmë. Edhe pse fjalëkalimet ishin ruajtur në tekst të lexueshëm, ato gjendeshin brenda serverëve të Google dhe janë shumë më të vështirë për tu rikuperuar nga një i huaj sesa të ishin ruajtur publikisht në internet të hapur.

Rast të ngjashme ka pasur pafund. Twitter këshilloi 330 milionë përdoruesit të ndryshonin fjalëkalimet në Mars të vitit të kaluar. Facebook ruajti qindra miliona fjalëkalime në tekst të lexueshëm ku 20,000 punonjës kishin pasur akses.

Instagram tha se ky problem i Facebook e kishte prekur edhe atë. Sa i përket Google, kompania nuk dha një shifër të saktë të të prekurve.