Për 1 Maj, me veturë zyrtare në Liqenin e Batllavës (FOTO)

1 Maji hyn në listën e festave zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe si e tillë nënkupton pushim për zyrtarët shtetëror dhe punonjësit.

Në këtë ditë, shumë qytetarë kanë zgjedhur vende të ndryshme për të kaluar ditën me familjen apo shoqërinë.

Por, keqpërdorimi i veturave zyrtare nga ana e punonjësve të qeverisë nuk ka munguar edhe këtë ditë.

Në foton e dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihet vetura zyrtare me targat ‘3Z’ në rrugën për tek Liqeni i Batllavës.

Kujtojmë se javë më parë, nëpër media ishte raportuar edhe për një skandal të një veture tjetër zyrtare me targat ‘4Z’, në të cilën dyshohej se një çift po bënin marrëdhënie seksuale. /Ballkani.info