Pas eliminimit të Portugalisë në çerekfinalet e EURO 2024 nga Franca, një nga veteranët e ekipit të trajnerit Roberto Martinez, Pepe deklaroi se te portugezët tashmë ka vetëm dhimbje.

Duke folur për mediet pas kësaj disfate 41-vjeçari u pyet për të ardhmen, me Pepe-n që refuzoi të fliste për këtë temë, duke theksuar se momentalisht është shumë i mërzitur.

“Është e dhembshme të humbasësh kështu. Është e vështirë të gjesh fjalë për atë që bëmë. Për atë që bëmë, merituam një tjetër rezultat, por ky është futbolli. Katër ditë më parë ishim të lumtur për penalltitë dhe tani jemi të trishtuar. Ne ishim të zgjuar të luanim siç na kërkoi trajneri, por ky është futbolli. Përqafimi i fundit me Cristiano Ronaldon apo do vazhdoni të luani te Kombëtarja? Do të thotë shumë… nuk është koha për këtë temë sepse është shumë e dhimbshme dhe pastaj do të kemi mundësinë të flasim për të. Do të kem kohë të flas për të ardhmen time, duhet të përballemi me këtë dhimbje të madhe, ne patëm mundësinë për ta kapërcyer këtë provë dhe tani duhet të ngremë kokën përsëri”-u shpreh Pepe.