Pentagoni prezanton mikroçipin, hyn nën lëkurë të zbulojë Covid…

Shkencëtarët e Pentagonit kanë krijuar një mikroçip, i cili zbulon Covid 19 përpara se personi të nisë e të shfaq simptomat.

Pajisja vendoset nën lëkurë për të monitoruar shëndetin, dhe arrin të zbulojë viruset e infeksionet. Ekipi i ngarkuar me detyrën ta kthejë pandeminë në një “gjë të së shkuarës” u angazhua të krijonte mekanizmin që ndihmon në gjurmimin e simptomave si kolla e vazhdueshme, temperature e lartë dhe humbja e shijes dhe nuhatjes përpara se ato të fillojnë. Të dhënat ndërkohë tregojnë se njerëzit mund të vuajnë edhe nga simptoma si dhimbja e kokës apo lodhja, ndërsa gati një e treta e të prekurve, nuk shfaqin asnjë shenjë.

Projekti i avancuar kërkimor i mbrojtjes në SHBA, e ka provuar tashmë se mekanizmi funksionon. Qëllimi kryesor I tij është të parandalojë përhapjen e virusit nga njerëz të cilët nuk e dinë që e kanë. Ekspertët ushtarak amerikanë të sëmundjeve infektive të angazhuar në këtë projekt, thonë se pajisja me një material të ngjashme me xhelin, në momentin që hyn në trup, vazhdon të testojë gjakun. Është si një lloj motori kërkimi, shpjegojnë ata. Merret sinjali, kryhet testimi i gjakut në vend dhe rezultatet dalin për 3 ose 4 minuta. Në këtë mënyrë, fitohet një kohë shumë e vyer për të mposhtur infeksionin.