Ramshtajn

Pentagoni i dërgon në Gjermani 100 kontejnerë më armë dhe municion. Çfarë po përgatitet?

Në tetor, Pentagoni në bazën e vet ajrore në Ramshtajn të Gjermanisë i ka porositur rreth 100 kontejnera me armë të ndryshme dhe muncion, thuhet në sajtin e bazës.

Sipas mediave botërore, kjo është porosia më e madhe e municionit të SHBA-ve në Evropë që nga viti 1999, kurse flota ajrore amerikane i kreu mbi 900 fluturime mbi ish Jugosllavi.

Siç thuhet, përmbajtja e kontejnerëve është paraparë për sigurimin e “reagimin operative në kërcënimin e lojtarëve agresivë”, transmeton Ballkani.info.

Avio-baza amerikane në Ramshtajn është më e madhja e këtij shtetit jashtë kufinjve të saj, ndërsa si bazë ajror e gatshme për luftë në vete përmban edhe qendrën për kontrollimin e fluturimeve të dronëve. /Ballkani.info/