Pensionohet Nicki Minaj

Rep-artistja e njohur botërore, Nicki Minaj, ka befasuar fansat e saj të enjten duke njoftuar se po pensionohet nga muzika.

36-vjeçarja ka bërë të ditur se tash do të fokusohet në familjen e saj.

Ajo është fejuar me Kenneth Pettyn dhe së fundmi bëri të ditur se do të martohet së shpejti.

“Kam vendosur të pensionohem dhe të kem familjen time”, ka shkruar ajo në Twitter duke shprehur më pas dashurinë e përjetshme për fansat.

Minaj e pati kulmin në karrierën e saj më 2010. Në qershor sivjet ajo lansoi këngën “Megatron” dhe bëri të ditur se do të lansojë albumin e ri, që do të ishte i pesti për të.

loading…