Pensionohet neurokirugu më i njohur kosovar, Arsim Morina

Sot në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, është pensionuar mjeku i njohur kosovar, Prof Dr Arsim Morina.

Profesor Morina ishte ndër neurokirurgët e parë shqiptar në Ish Jugosllavi, themelues e shumë vite drejtor i Klinikës së Neurokirurgjisë në Prishtinë.

I specializuar në Lubjanë e Gjermani, e ngriti këtë repart nga hiçi në një klinikë ku sot kryhen intervenimet më të sofistikuara në tru e kurriz./Ballkani.info/