Në ambientet e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog është mbajtur ceremonia e pensionimit të komandantit të Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Hysen Dreshaj.

Me rastin e pensionimit të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës duke përfshirë oficerë, nënoficerë dhe të ftuar të ndryshëm. Të pranishmit i uruan Gjeneralit Dreshaj pensionimin dhe shërbimin ndaj vendit në të gjitha etapat si në atë të çlirimit gjithashtu edhe në atë të ndërtimit të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjeneral Dreshaj falënderoi të gjithë për bashkëpunimin korrekt, punën me përkushtim dhe profesionalizëm, si dhe të arriturat e përbashkëta të FSK-së.