Nesër me datë 21.01.2022, ditë e premte do të pensionohet gjenerali i FSK-së, Xhevahir Geci.

Geci, gjatë luftës së fundit ka qenë njëri nga ish eprorët e lartë të UÇK-së.

Lajmin për pensionimin e Gecit, e ka dhënë vetë gjenerali përmes llogarisë së tij në facebook.

Ai ka njoftuar se ditën e premte 21 janar 2022 me fillim në ora 11:00, do të organizohet ceremonia ushtarake me rastin e pensionimit të tij në Kazermën ushtarake “Evropianët e Rijnë” në Pomazetin.

May be an image of 1 person