Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka uruar Gjeneral Avdi Rracin me rastin e pensionimit të parakohshëm.

Daut Haradinaj ka thënë se Gjeneral Avdi Rraci plot 30 vjet i shërbeu vendit me uniformë dhe armë bashkë me vëllezërit e tij. .

“Sot pata kënaqësinë që bashkë me miq të ndajmë disa momente me Gjeneralin Avdi Rraci, me rastin e pensionimit të tij të parakohshëm. Avdiu për plot 30 vjet i shërbeu vendit me uniformë dhe armë bashkë me vëllezërit e tij që e vazhdojnë këtë detyrë. Ai ishte ndër të parët në Drenicë që filluan mobilizimin dhe armatosjen e UÇK-së. Si një shembull i luftëtarit, ai u bë shembull i një luftëtari të paepur për liri. Jetofsh gjatë e shëndetshëm miku im, Avdi Rraci”, është shprehur Daut Haradinaj.